” Meraku i Nënokes time për të patur “çun” si trashëgimtar në fëmijën e dytë…!!!”
……Prisnim lindjen e fëmijës së dytë. Ditët kalonin dhe sipas llogaritjeve të Nënokës time, ishte e “sigurtë” se Dola do të lindte çun, madje edhe emrin ja kishte gjetur “Gaqo” të rilindte babushin im të larguar aq shpejt në përjetësi.
Kishte përgatitur edhe papuçet me shtizat e saj, komplete prej leshi të punuara.
Një darkë vonë e ulur në kolltukun e saj Nënokja më pyeti:
-Pirro nuk e di se çfarë pret ti të jetë djalë apo çupë??
Unë ju përgjigja “merakut” të Nënokes time:
“Po të kemi një djalë, do t’i mësoj llogaritë matematikore, do të shkojmë në stadium për sport, vetë nuk jam shquar si peshkatar, por atij do tja ushtroj që ti ngjaj gjysh Gaqos dhe të tjera “huqe” te meshkujve. “
Nënokja ime:
– “Ha.. Ha.. Po sikur të jetë çupë? “
Unë – Nëse kemi një çupë ndryshon puna.. Nuk do të më duhet t’i mësoj asgjë. Sepse ajo do të jetë ajo që do të më mësojë të gjitha gjërat, se do tja mësosh ti Nënoke si përmetare nikoqire që je. Si të vishem, si të ha, çfarë duhet të them dhe çfarë duhet të mos them.
Pra Nënokja ime me pak fjalë, ajo do të jetë nënokja ime e dytë dhe Ajo do të krenohet me mua do më konsiderojë si “heroin” e saj edhe nëse nuk bëj ndonjë gjë të veçantë.
Pavarësisht se sa vjeç do të jetë, ajo gjithmonë do të dëshirojë që Unë ta trajtoj atë si “taramelen” time të vogël..
Ajo do të ” të bëje ” namin me botën për mua dhe nëse dikush do të më lëndojë, ajo kurrë nuk do ta falë atë person.
Ajo gjithmonë do ta krahasojë burrin e saj me mua..
U shkul së qeshuri Nënokja ime dhe shtoi:
– ” Do të thuash se çupa e jonë do t’i bëjë të gjitha ato gjëra por çuni ynë jo? “
E pashë thellë në shpirt Nënoken time dhe
– “Jo.. Jo! Jo! Ndoshta edhe çuni ynë do të bëjë të njëjtën gjë, por Ai do të mësojë t’i bëjë ato. kurse çupat lindin me të.
Te jesh babushi i nje çupe është krenari për çdo mashkull. “
Por Nënokja ime e shty muhabetin më larg:
– “Por, çupa jonë nuk do të jetë përgjithmonë me ne. “
Priste përgjigjen Nënokja ime. Unë qesha dhe shtova:
– “Po, por Ne do të jemi me të, në zemrën e saj, përgjithmonë. .Pra hollë hollë me të vërtetë nuk ka ndryshim se ku shkon ajo. “
Çupat janë Engjëj… Lindur me dashuri dhe kujdes të pakushtëzuar… Përgjithmonë…
… U ngrita e putha Nënoken time në faqet e saj të kuqe dhe të lëmuara. Ajo më përqafoi fort dhe të dy meditonim për lindjen e çupës….
