Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-DEDIKIM FIGURËS TË DASHUR TË BABAIT TE VIOLINËS SHQIPTARE ET,...

Pirro Minella Millona-DEDIKIM FIGURËS TË DASHUR TË BABAIT TE VIOLINËS SHQIPTARE ET, HEM QERIMI, NË PËRJETËSUINË E TIJ…!!!

” Takim i bukur me “babain e violinës shqiptare” Et’hem Qerimi, aty buzë Liqenit të Tiranës…!!!”

….Diku sot në një ambjent shoqëror u përmënd emri i të nderuarit “babait të violinës shqiptare” Et’hem Qerimi.

Kujtime më risollën atë ditë qershori 2020…..

……Kur po kthehesha nga shëtitja buzë Liqenit të Tiranës, afër digës në lokal në një stol më tërhoqi vëmëndje figura e bukur, emblema e violinës shqiptare, Et’hem Qerimi, bashkë me të ishte ulur dhe Nipi.

Nuk hezitova u takova dhe biseduam pak per jeten e tij, rrugetimin nder vite me violinen ne supin e tij te brishte.

-Kemi dicka te perbashket bashke- Une jam nip Permeti, kurse ju nga Kelcyra e degjuar e Ali Beut.

-Po – me paske njdekur ne bisedat e shumta, po andej jemi.

Filloi tregimin ne rrugëtimin e tij, fëmijërinë dhe vendlindjen, ku dikur shoqëronte babanë e tij, edhe ai violinist.

-Me sa kam lexuar dhe degjuar per karrieren tuaj brilante artistike nuk ka asnje kritike.

-Po e vertete, nga kjo jetë nuk kam asnje peng, pasi deshira ime e madhe per te bashkuar familjen brenda nje profesioni me eshte realizuar. Nuk jam vetem dirigjenti i familjes.

Ne familjen time, babai im ka qene violinist dhe daja, klarinetist. Babai kur degjonte muzike qante, kaq shumë e donte muziken. Gjithe zona e Kelcyrës dhe Permetit e donin shumë babanë tim se luante muzike te nje natyre qe e perfaqesonte ate popull. Kur mbusha 7 vjec me ra në dore nje mandoline e vogel dhe me ate e nisa, duke shoqeruar babanë tim.

Pas luftes, luaja dhe kendoja kenget e deshmoreve, ne aktivitetet qe zhvilloheshin ne zonen e Mallakastres.

Me pas jeta ime me shumë fat, kaloi ne nje tjeter forme, e rregulluar dhe e sistemuar në kryeqytet.

-Jeni nje nga nga muzikantet me te dashur per familjen shqiptare. Violina qe leshon ata tinguj te arte, kur vendoset ne supet e tua eshte gjysme shekullore.

Vete, mjeshtri i violines me tha qe ne moshen 8-vjecare ka marre duartrokitjet e para, cilat nuk u ndalën as sot, kur ai ka kaluar te tetedhjetat.

-Une do e quaj mrekulli qe erdha në moshen 12-vjecare, ne Tirane. Atehere rame ne kontakt me dy muzikante nga Fieri, njeri qe luante klarinete dhe tjetri llaute, dhe interpretonim në dasma.

Kur erdha ne Tirane, nuk mund te them se isha i pergatitur per skene, por luaja muzike popullore.

Me nderhyrjen e dikujt me influence me shenuan emrin dhe me futen ne Filarmonine Shqiptare.

Mbaj mend qe me thane se duam ta interpretosh muziken me nota, mirepo une i bija ashtu sic e kisha mesuar, sic e ndieja.

U thashe, po ngrihem se i kam lene femijet pa buke.

U cuditen dhe u shpjegova qe bashke me babane tim jetonim me muziken.

Ata kembengulen qe te me mbanin dhe te me mesonin.

Ishin dy profesoret, Pjeter Gaci dhe Lam Petrela, qe i kishin ndare ditet per te me dhene mesime ne violine.

Kjo me ndihmoi shume sepse ata ishin me kulture shume te madhe dhe une perfundimisht u zhvendosa ne Tirane, madje duke me dhene dhe te drejten per te hyre në Licé”.

Duke ndarë historine e tij me mua, gjysh Et’hemi me tregon butesisht se lodhja fizike eshte e paperfillshme perballe kenaqesise.

“Ato me japin force. Ndihem i lumtur kur degjoj duartrokitjet dhe fjalet e mira apo krahasimet me njerëz te medhenj te violinës, si Paganini etj.

Por, tashmë e kam plotesuar amanetin, kur dalin pjestaret e familjes pertej kufijve, nuk kane frikë, sepse ne i njohim dhe dime t’i luajme pjesët e tyre, kemi degjuar shume pjese muzikore, pothuajse te te gjitha vendeve”.

…U kënaqa me këtë rëfim prej afro një ore të këtij vitali të muzikës tone. U ngrita i putha dorën e djathtë “mjeshtrit” dhe i urova jetë të gjatë të shendetshme…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT