Thursday, December 25, 2025
BallinaSportQazim Berisha-KOSOVË SY I DIELLIT

Qazim Berisha-KOSOVË SY I DIELLIT

KOSOVË SY I DIELLIT

Kosovë kështjellë e pamposhtur
e mbështjellur në çelik
sa zjarri ra mbi ty
e ti qëndrove vertikalisht
si lisi i harlisur në drejtim të qiellit
i godetur nga rrufetë e degëdisura
poshtë nga toka e djegur nga zjarri
por ti dole si feniks nga nëntoka.
2.
Kosovë ti linde nga syri i diellit
se vërtet Kosovë ti ishe si një uragan i pandalur
se ti kishe të drejtë se ishe në tokën tënde
në plangun tënd të trashëguar në hisen e dillit
në hisen e qiellit
në hisen e Zotit që fali për Ty.
3.
Kosovë dhebja ime madhe
të shkelen me hekur
dhe të dogjën me zjarr
ti nuk u dorëzove para mizorisë të armikut shekullor.
4.
Kosovë ritmi i zemrës sime
lumi im i djersës dhe gjakut
në ty agoi dita e re
pas furtunave dhe rrebesheve me breshër dhe shi
ti ëndrren nuk e ndale
as gjakimin nuk e shuajte
për një Fitore të Madhe.
5.
Bijtë tuaj Kosovë i përqafuan malet
nga rrënjet e lisave dilte trimëria
nga gurrat e maleve shuhej etja
ajo etje me buzë të zhuritura
6.
Sa gjatë pritëm Kosovë këtë ditë me aurorën e mëngjesit
trimat tuaj nuk u ndalën
ishin betuar në gjakun e Kastriotit dhe
në besën e madhe shqiptare
se do të bëhen grimcë stralli
më në fund do t’ia sjellin lirinë këtij trolli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT