BallinaSportReali gati të firmosë me Mbappe falas në vitin 2024 nëse ai...

Reali gati të firmosë me Mbappe falas në vitin 2024 nëse ai kërkon falje publike për sjelljen e tij në 2021

Real Madridi është gati të nënshkruajë me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe në vitin 2024.

Sipas AS, Madridi nuk do të tentojë ta blejë francezin këtë verë, pasi do të jetë shumë i shtrenjtë.

Ka dy kushte që Mbappe të kalojë te Real Madrid. Së pari, transferimi duhet të jetë falas, dhe kjo është e mundur në verën e vitit 2024, pas skadimit të kontratës së Kylian me PSG.

Së dyti, sulmuesi duhet të pranojë publikisht se u soll keq ndaj Real Madridit në vitin 2021 kur refuzoi transferimin.

Real Madridit i pëlqen më shumë opsioni i Mbappes sesa blerja e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland. /G.D abcnews.al/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT