Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeRritet numri i viktimave nga virusi në Kosovë, konfirmohen mbi 200 raste...

Rritet numri i viktimave nga virusi në Kosovë, konfirmohen mbi 200 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 249 raste të reja me virusin korona, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

Në total numri i rasteve aktive është 5.073

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT