Sunday, March 8, 2026
BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Fisnik mbi të tjerë

Rubjana Nika-Fisnik mbi të tjerë

Nëpër palat rrahur kohërash,

djegur luftërash shekullore,

qendisur me pika gjaku,

gdhendur shqipja madhështore.

Sa fisnik mbi të tjerë,

njomur me gjak,kripur në lotë,

prina  e kokën mos e ul,

Ti më i bukuri në botë.

Ty Flamur që na dhe forcë

nëpër luftërat shekullore

e ndër dasma,festa,gëzime

shpirtin peshë na e çove.

Si në luftëra,dhe në paqe,

lagur shirash,puthur diellit,

shkëlqe në gjithë botën mbarë,

porsi harku i ylberit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT