Friday, April 24, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -HEROINËS SYPATREMBUR (Antigona Fazliut)

Murtez Asllani -HEROINËS SYPATREMBUR (Antigona Fazliut)

Atëherë kur n’Kosovë
u dha kushtrimi,
UÇK-së iu bashkua
edhe Antigonë Fazliu.

Ishte shumë e re,
kur luftës iu bashkua
e la çantën me libra
veç për të luftuar.

Lufta e përgjakshme
dhe viktima plot,
fëmijët dhe gratë
qanin me lot.

Me flamur në dorë,
por edhe trimëreshë
luftoi Antigona,
porsi luaneshë.

Në vend të vellos
uniformën e veshi
u bë simbol lirie
atdheun shumë e deshi.

Bashkë me trimat tjerë
syri s’tu tremb fare
i dhatë grusht armikut
me Ushtrinë Çlirimtare.

Kur korbat e zinj
atdheun sulmonin,
Antigona me shokë
sulmet ua ndalonin.

Antigonë, bijë e shqiptarisë
ti i vure themel lirisë,
populli ynë të nderon
heroizmin tënd e çmon.

Mburremi me ty
dhe jetojmë n’liri,
Antigonë, oj motër
do t’jetosh gjithnjë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT