Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritSA SHUMË TË DESHA.

SA SHUMË TË DESHA.

Këpucët e vjetra i zëvendësoj me të reja,

më pëlqen dhe gardërobën ta kem fine,

ndodh të ndërrojmë punën, lagjen shtëpinë,

dhe kalendarët ndërrohen vit pas viti.

Dhe ndarjet vinë shpesh nga gabimet,

jeta në shinat e vet udhëton,

sa doja nga binarët ta shkulja,

dhe pas të shkonte në stacionin tonë.

Një dashuri tjetër më çeli si zambaku,

i dua krahët e bardhë të saj,

po kurrë su ndjeva si në ato sy të bukur,

dhe buzët kurrë s’më ndjenë zjarr.

Jeta në shinat e vet udhëton,

dhe unë pas saj, si kashtë që e merr era,

në se diku rastësisht më takon,

do të them sa shumë, sa shumë të desha.

Poezi nga Nasia Xhemalaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT