Bota shuk letre
Bota shuk letre zhubravitur
Zhgarravitur e grisur
Shkruar për së mbrapthi
Pisët derdh në të njolla gjaku
Bota prej qelqi e ftohtë akullnajë
E krisur e thyer
Xham i mprehur majë
Bajonetë
Bot prej balte
Në llaç e ngërthyer
E errët , e pisët, trastë
Kënetë që qelbet erë
Bota plastmase e butë
E varur në veringë
Si barku i një gruaje
Që po pret të lindë
Bota gënjeshtare
Burracakësh të ndyrë
Zonjë le të hiqet
Ska nder kur ska fytyrë
Bota mashtruese e kërpitur
Kur netësh fshin trukun
Silikonesh bajate,e çartun
E plakur e thinjur
Dhe yjet do na duan
Bijë e shiut
E ajrit e dhembjes
Feshferimë e erës
Bubullimë
Dhe yjet do na duan
Ashtu ndritshëm
Dashuri
Bijë e shiut
E zemrës, e lotit
Puthjes i merr shpirtin
Mua ma pret endrrën trup
Bijë e shiut
Vetëtimë e syve
Flakë e ndezur reve diell
Re e derdhur shi
Dhembje
Që mat gjithë qënien time
Gjer në infinit
Bijë e shiut
E mallit e tretjes
Yjet ty të deshen
Mua më bekuan.
Zogj ndjenjash
Zogj ndjenjash më këndojnë hareshëm
Më qukasin shpirtin e pabindun
Diej puthjesh më rrezëllijnë n’verbim
E presin magjinë qiellore
Që të ndodhë aty në mu
Të zbresë nga yjësitë e prekjeve
T’më pushtojnë
E t’më vrasin
Le t’më varrosin pa dyshimin ma të vogël
N’shikime të gjymtueme
Që presin me i dashtë përulësisht
Rrezet përvëluese të dashnisë
Që hera herës thyhen n’male të naltë malli.
