Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Babai!

Teuta Beqari Osmani-Babai!

Babai!

Vazhdimi…

Babai, ndihesh ngushtë kur u ndërrua sistemi.

Si gjithë komunistët e asaj kohe, të ndershëm e të betuar për një ideal, u strukën deri sa nuk mund të dilnin as jashtë të takoheshin me shoqërinë apo të bënin shëtitjen në lulishte.

Babai sapo kish marr pensionin, e nëna ende vazhdonte të punonte në Komunale si përgjegjëse pastruesesh për pallatet e Kamzës të ndërtuara asaj kohe me forcë vullnetare.

Babai dhe Nëna e megjithëse mirëmbaheshin dhe të katra vajzat i kish të sistemuara me familjet e tyre, më kishin vetëm mua në shtëpi beqare.

E unë sapo mbarova kursin pas të mesmes bujqësore , për Galanteri -Këpucari, dhe kisha një vit që punoja në Këpucë me porosi në ndërtesën e barakeve të qëndrës Kamëz.

Paguhesha si punëtore e re dhe fillestare në bazë njohjeje me diplomën e artizanatit.

Më shumë punoja me prestarinë dhe shkajimin e lëkurë-shablloneve për këpucët e porositura nga klientët.

Më pëlqente puna, e kisha me zell të ngjisja me mastiç modelet e bëra nga përgjegjësi si modelist i Këpucarisë.

Në ndërtesë ishin dy reparte , reparti i montimit që ish këpucarë burra dhe reparti i prestarisë dhe i përgatitjes së shablloneve për këpucë, ku ishim vetëm gra dhe modelisti (përgjegjësi) i cili merrte dhe porositë duke marr e matur formën e këmbës dë klientelës, me fatura.

Në bashkëpunim me mua, ish dhe një grua tjetër nuse nga Tirana (vajzë nga Kamza), që kish mbaruar të njëjtën zanat, dhe më pas kish marr lejen e lindjes, ndërkohë morën një tjetër zëvënfësuese që kish ardhur nga Korça nuse në Kamëz dhe që kish punuar në fabrikë këpucësh në Korçë, për të qepur faqoret e modelevet me makinë qepëse speciale për lëkurë.

E ndërsa unë ende s’e kisha përvetësuar mirë makinën qepëse.

Nejse…, dhe si zanat sa i tjeshtë po aq dhe i shpërbërë në shumë proçese për ndërtimin e një palë këpuce, që të paktën të merrnin dy ditë pune derisa t’i binte në dorë klientit.

Babai gëzohesh që unë isha një ndihmesë për shtëpinë e sidomos përveten time.

Kisha siguruar jetën e të ardhmen, dhe punën e kisha dy minuta larg nga shtëpia e babait.

Si vajzë e pleqërisë që isha, i kushtoja vëmëndje çdo hapi që hidhja për jetën time në vazhdim.

Babai gjithnjë më thosh; “Ty, s’ta kam frikën se gabon, asnjëra nga vajzat nuk është përkëdhelur kaq shumë sa ty, por për ndershmëri, për rregull, për punëtore, e për e urtë, shoqen s’e ke…”.

Kur më thosh këto fjalë im at’, unë bëhesha me flet.

E respektoja fjalën e babait e të nënës.

Edhe nëna më përkëdhelte kaq shumë, sa gjithnjë më thosh; ”Lum Ai që do të marri për grua”.

Isha e lumtur, isha e kënaqur nga jeta. Pavarësisht se me dëgjimin isha keq.

Derisa u njoha me tim shoq në vitin 1993 , sistemi kish ndryshuar deri në privatizimin e dyqanit (të pjesës që punoja unë si punëtore këpucare) dhe e privatizova. Tashmë isha pronare me dyqan, thosha me vete. E babai lumturohesh. “E o Tuç, tani ke se çfarë tregon dhe mburresh”.

“Tani që ke dyqanin, punoje dhe shiko për fatin tënd, se mos qëllon ndonjë djalë i mirë dhe dashurohesh. Por gjithnjë me mënd në kokë”!

E ashtu siç e thosh babai, ndodhi.

Por, përpara privatizimit, babait i erdhën ca njetëz të dërguar nga sistemi demokratik, për heqjen e armës nga shtëpia. Pasi të gjithë komunistët e asaj kohe kishin armë.

Babait sa s’i ra pika.

Por s’kish se si të vepronte ndryshe.

E dorëzoi, dhe më pas hoqi nga bibloteka e shtëpisë, nga raftet e bufesë së sallonit, të gjitha veprat e Enverit, që i kish aty përmbi dyzet vjet, i frymosur dhe brumosur me idetë e asaj qeverie. Dhe betimin “Për ideal të Partisë” më nuk e thoshte.

Sa herë-herë nga fiksimi fillonte dhe e linte ta shprehte përgjysën betimin.

I dukej se falej me ndërgjegjie kohës së atëhershme.

Por më pas, Babai sikur nuk fliste më më gjatë me shokët, as të ndjehesh i lirë në veprime , sikur çdo gjë ndryshoi si njeri e si jetë.

“Tani, s’ka kuptim asgjë”; thosh me ne vajzat, “por ju mos hiqni dorë nga puna juaj, edhe po u hoqën, keni mënçurinë dhe edukatën tuaj.

Tani nuk merret vesh i pari me të dytin.

Zoti na e bëftë mbarë.

Nuk ka më shtet”.

E kaluan vite, Babait i ika dhe unë në emjgrim, e sa herë që e merrja në telefon, më porosiste ,” Mbaj mirë burrin, se ne mirë jemi”

“Mos ki merakun tonë, ne tani pleq jemi”, dhe na merr malli sikur një herë të dëgjojmë zërin, dhe lumturohemi”.

Babai, ishte njeriu që më jepte forcë gjithnjë derisa iku nga mes nesh!

Teuta Osmani

Amerikë. Shtator 2023

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT