Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-GJETHNAJË

Valbona Kolaveri-GJETHNAJË

GJETHNAJË

Ju gjethnajë,
Të mbulueme resh pasioni

Me erën e dashnisë
Fluturoni,
Shkoni larg prej ktu
Dhe shpirtin e saj
Merreni,

Se po digjet në vaj,
E po bahet gur

Copa copa
Po i thërmohet ora,
Hi po i bahet dita

Fluturimthi,
Po i shkretohet nata
Kënd se pat me qa
me vedin
Engjujt janë harrue

Këndojeni kangën
E zogut krahëthyem

Që degësh
Varun qiejsh,
Lutet
Këndojeni

Këndojini pezmës saj,
E tinguj të ri silljani
Që të bahet ma mirë
Për një kangë të re

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT