Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-RRATHË NDJENJASH

Valbona Kolaveri-RRATHË NDJENJASH

RRATHË NDJENJASH

Mjelma reje
Dyjëzimesh
Shtegëtuan shpirtit


Ndërsa qielli rimodelon
Veten
Nē shtëllunga të reja
Formash,
Energjish


Unë bebesh
Sysh të zmadhuar
Nëpër shtatë rrathë
Ndjenjash ,shëndërrimesh


Kërkoj veten
Ku jam
Shpirtit tim?


Mundohem të zgjidh
Nyje të lidhura
Kapriçoze


Nëpër të
Engledisen ngërçe
Që varin pengje zemre


Koklavitje të kopsitura
Më tundojnë rishtaz


Të rigjej veten
Më duhet përveç të tjerash
Edhe të fal..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT