Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritXheladin A. Çitaku-NË EKSPOZITË

Xheladin A. Çitaku-NË EKSPOZITË

NË EKSPOZITË

Shkova sot pasdite në një ekspozitë
ku ca tituj librash ishin ekspozuar,
ndonjë, në të rrallë, vinte për vizitë
sa për kurreshtje, a për të shikuar.

Libri, në rafte, sikur sehirë bënte,
sikur vështronte kalimtarët në shesh,
me tituj e shkronja, donte t`i ftonte,
jam këtu, o njerëz, që ta merrni vesh.

U ula mënjanë dhe lëshova mendimet
të bridhnin pafre, brenda edhe jashtë,
në dremitje province, s`vijnë as vegimet,
se kokrra ka pak, shumica del kashtë.

Nga dritarja shihja sheshin e mermertë,
ku rrezja e diellit përthyhej vezullimthi,
dhe njerëz që bartnin një hall a një dert
pak ecnin shtruar, shumica nxitimthi.

Libri, nga raftet, kopertinash vezullonte
unë ulur qëndroja, thelluar në mendime,
dhe zymtësia, të dyve, seç po na kaplonte,
se sofra e fatit na gostiti në pak thërrime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT