Melankoli
U zgjova i lodhur si një ditë vjeshte,
Me shiun që bie ashtu duke fjetur,
Me gjethin e zverdhur sikur frytë pjeshke,
Si lumë i turbullt pranë njerëzve të etur.
Ashtu vazhdova ditën e tërë,
Me hapa e mata atë ditë të gjatë,
Hapat nga lodhja njëjtë s’i kam bërë,
Duke ikur dita s’më mbeti takat!
E mbylla ditën disi në kuti,
E thirra hënën, të bëjë pak sfilat,
Kur erdhi nata me fustan të zi,
N’shkëndija e rrethuar siç e ka zanat!
Kisha frikë të flija, doja të rri zgjuar,
S’doja që kjo ditë të më përseritet,
Sikur gjethe e zverdhur dhe lumë i turbulluar,
S’jam racë e horrave – që nuk di t’mërzitet!..
