Shkrimtari dhe dramaturgu Fadil Kraja ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Fadil Kraja ka kontribuar për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme.
Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e gjimnazit të Shkodrës si mësues letërsie. Më vonë ai punoi si pedagog i lëndës së letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Emri i tij dhe Krijimtaria lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuoi për 60 vjet. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.
U preftë shpirti i tij në paqe !