Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeVdes dramaturgu i njohur ..!

Vdes dramaturgu i njohur ..!

Shkrimtari dhe dramaturgu Fadil Kraja ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. 

Fadil Kraja  ka kontribuar për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme.

Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e gjimnazit të Shkodrës si mësues letërsie. Më vonë ai punoi si pedagog i lëndës së letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Emri i tij  dhe Krijimtaria lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuoi për 60 vjet. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

U preftë shpirti i tij në paqe !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT