Alvisa Qarri dhe Hysen Rama janë rikthyer dy nga personazhet më të përfolur të javëve të fundit.
Konkurrentja e Për’puthen u akuzua nga ish i dashuri i saj për tradhëti, pasi ky i fundit pretendonte se ishin rilidhur gjatë programit .
Hysen Rama publikoi disa përgjime duke vërtetuar kështu akuzat e Alvisës se ishte përndjekur gjatë tërë kohës.
Por jo me kaq ,në fund të programit Alvisa zbuloi se kishte përjetuar edhe dhunë fizike nga Hyseni dhe kjo deklaratë dhe fotografi u pa vetëm nga Bora Zemani .
Mirëpo siç duket Alvisa ka vendosur ta lë në të shkuarën historinë me Hysenin dhe ka vendosur të rikthehet sërish në “Përputhen”. Ajo do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në program si konkurrente në kërkim të dashurisë.
Përsa i përket Hysenit, Alvisa tha se tashmë ishte mbyllur gjithçka mes tyre dhe ndihej e lumtur për këtë fakt .
“Shyqyr Zotit nuk kam pasur më kontakt. Unë mendoj dhe besoj se çdo gjë është mbyllur dhe përpos çfarë ndodhi këtu, jam shumë e lumtur që ajo situatë u mbyll përfundimisht. Unë kam bërë dhe një paralajmërim të fundit në Instagram dhe i qëndroj po asaj gjëje. Për versionin tim, gjithçka është mbyllur këtu. E kemi kuptuar që këtu nuk është vendi për të folur të tilla gjëra dhe shpresoj që dhe nga ana e tij të jetë e mbyllur”, u shpreh ajo.