Monday, October 7, 2024
BallinaVitrina e libritSelvie Kadriu-Ishe ti

Selvie Kadriu-Ishe ti

ISHE TI… –

Nuk do të pyes ku je

Nuk do të pyes ku ishe,

Më mjafton një dridhje e vogël,

E zemra më rrah fort.

Buzëqeshja në fytyrë

Më vjen pa dashje…

Tash e kuptoj se

Ajo që më mungonte më shumë,

Ishe Ti,

Ti që vjen në ëndrrat e mia

Ngadalë,

Më merr në përqafim

E zemra më ndal…

Duart e tua të rrëshqasin mbi mua,

E në sytë e tu plot dashuri.

Puthjet e tua më këpusin këmbët,

E zemra më rreh si e çmendur

Nuk dua asgjë nga ti,

Të lutem zgjohu nga ëndrrat!

Më shiko me ata sy,

E më thuaj njëherë

Se kjo ditë është vetëm e jona,

E ndoshta nesër

Sytë e mi nuk do të shohin ty,

Ata sytë e tu plot dëshirë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT