Orhan Aliti eshte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari.
Ai kishte arritur të thyej xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.Por , për fat të keq nuk arriti të shpëtoj djalin e tij 23-vjeçar.
Axha i të mbijetuarit te Orhan Aliti, Samet Aliti tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.
“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmërua se autobusi ka marrë flakë derisa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur t’i thyej dritaret e prapme të autobusit dhe të del nga aty”, tha ai.
“Ka qenë rrëmujë afër tij. Kur ka rënë në tokë , siç i ka treguar të shoqes, ka thyer njërën këmbë dhe një unazë të shpinës. Në atë moment i ka bërtit djalit Visarit “kërce Visar, kërce”. Dhe nga ai moment djali nuk i është lajmëruar. Ai thotë se telefoni i Visarit i ka cingëruar”.
I mbijetuari tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Megjithatë axha i tij thekson se ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e viktimave.
“I janë shmangur disi, duke i thënë policia është duke u marrë me këtë punë”, rrëfen më tej axha i Orhan Alitit.
Photo Credit :Dukagjin