Fifi dhe Graniti kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar ndërmjetë tyre .Edhe pse u pa pëlqim mes tyre dhe publiku i donte çift, ata thanë se do të jenë vetëm miq të mirë.
Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së martës ish-banori i njohur ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Fifin. Ai bëri një postim në Instastory ku shkruan se do t’i qëndrojë pranë saj në të mirë e në të keq.
“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira”, shkruante Graniti.