Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë ka nisur ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës.
Në festimin e kësaj dite në kazermë ka ardhur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, komandanti i Forcës gjenerallejtnant Rrahman Rama, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deputetë, ministra si dhe figura tjera të larta nga jeta politike e ish-udhëheqës të FSK-së.
Po ashtu në këtë kazermë u lëshua edhe himni kombëtar.