Saturday, July 27, 2024
BallinaLajme24 vjet qe nga dalja publike e UÇK-së ...

24 vjet qe nga dalja publike e UÇK-së …

Sot u bënë 24 vjet që nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Data 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Kosova me këtë datë kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT