Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeVjen njoftimi i fundit nga Agjencia e Inteligjencës për Vdekjën e 4...

Vjen njoftimi i fundit nga Agjencia e Inteligjencës për Vdekjën e 4 turistëve rusë në Shqipëri…

Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria.


A2 CNN ka mësuar se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë.

Vdekja e turistëve rusë, Ministria e Drejtësisë kërkon përgjigje nga mjekësia ligjore
Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se. Përfshirja e ushtrisë tregon se pista e përdorimit të agjentëve biologjikë po ndiqet nga hetuesit shqiptarë.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë më 15 tetorit.

Bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, kishte punuar si mësuese, vajza e tyre Katya në një kompani private, ndërsa partneri i saj Nikita Belousov, në administratën shtetërore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT