Ish-kryetari i skenderajt ,Bekim Jashari ,ia ka dorezuar sot detyren kryetarit te ri te kesaj komune ,Fadil Nura .
Lajmi është bërë i ditur nga Fadil Nura nëpermjet një postim në Facebook, i cili ka ndarë fotografi nga pranim-dorëzimi i detyrës.Në fotografitë e publikuara shihet se prezent ka qenë edhe Sami Lushtaku, i cili në qeverisjen e re të kësaj komune do të ketë pozitën e nënkryetarit.
“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, ka shkruar Nura.