Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrixës po shtohet çdo ditë e më tepër sidomos pas largimit të ish-banorës Semi nga shtëpia.

E gjersa duket se fansat e tyre nuk mund ta pranojnë këtë fakt dhe atë që po shohin shkuan deri aty sa papritur doli një tjetër teori.
Dikush ngriti një dilemë se ai brenda momentalisht nuk është Donaldi por vëllau i tij binjak, Romeo.

Kujtojmë se mbrëmë Olti Curri, blogeri shqiptar afirmitetin mes tyre e cilësoi si lojë dhe nuk dihet nëse e kishte fjalën për këtë.