Saturday, December 28, 2024
BallinaLajme80 vajza të mitura u bënë nëna gjatë vitit 2021 në QKUK

80 vajza të mitura u bënë nëna gjatë vitit 2021 në QKUK

80 raste janë shënuar gjatë këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kur janë bërë nëna vajza nën moshën 18 vjecare.

Sipas drejtorit kësaj klinike, Jakup Ismajli, vajza më e re që ka lindur ka qenë në moshën 15 vjeçare. Ndërsa aktualisht në Klinikë po trajtohen tri nëna që janë nën moshën 18-vjeçare.

“Deri më sot 80 paciente që janë bërë nëna nën moshën 18-vjeçare kanë kërkuar shërbim në Klinikën e Gjinekologjisë. Nga to 77 kanë marrë shërbimin dhe janë liruar për në shtëpi. Shumica nga to kanë bërë lindjer normale, derisa 21 prej tyre kanë kërkuar edhe shërbime tjera për shkak të problemeve me shtatzani”, deklaroi Ismajli për RTV Dukagjini.

Sipas tij, për secilin nga këto raste lajmërohet policia, prindi, dhe punëtorët social. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave konsiderojnë se numri i vajzave që lindin në këtë moshë po shtohet dita ditës.

Kjo, derisa janë shtuar edhe rastet e bashkëjetesave martesore të personave nën moshën 18-vjeç.

Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 18 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at.

Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT