Sipas tabloidit “The Sun” Dua Lipa dhe Anwar Hadid duket se është në krizë dhe kjo ka ardhur si pasojë e karrierës, e cila po i mban larg njëri-tjetrit.
Dua dhe modeli nuk janë takuar prej më shumë se 6 javësh dhe raportohet të kenë diskutuar për të marrë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre.
Dua është duke regjistruar albumin e saj të ri në Londër e Los Angeles, ndërkohë që Anwar po qëndron në Nju Jork i vetëm bashkë me qenin e tyre.
Një burim pranë çiftit tregon se ata e kanë diskutuar idenë për t’i “vënë frenat” romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet e shumta dhe distanca po rezulton e vështirë.
Vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, madje shkroi në Instagram një mesazh të koduar, ku falënderonte të afërmit që e drejtonin në hapat e tij për të qenë i lumtur me veten.


