Së paku dy janë vrarë sipas raporteve të para në Moskë pas një sulmi nga një person i armatosur në një qendër komunale të qytetit.
Sipas raporteve të mediave ruse ka të plagosur që po trajtohen dhe deri tani nuk ka raport zyrtar për viktimat.
Ishte kryetari i kryeqytetit të Rusisë, Sergey Sobyanin, që ka shkruar se ka ndodhur sulmi dhe dy persona kanë vdekur si pasojë. Ka edhe të plagosur.
Ai ka shtuar se sulmuesi i armatosur është ndaluar dhe arrestuar nga policia./