Në kuadër të këtij shpenzimi, sipas kontratës së publikuara nga Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik, futen edhe dritat e dekore të tjera që do të jenë pjesë e bredhit të ri në presidencë.
Sipas të dhënave të kësaj kontrate, furnizimi me bredh është paguar nga buxheti i shtetit dhe me mjete vetanake, pa përcaktuar ndarjen e mjeteve financiare.
Kontratën e ka fituar kompania “FINESË EVENTS SH.P.K”, e cila qe e vetmja që ka aplikuar për këtë tender.