Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeI mbeti rriska e sallamit në fyt,vdes 1-vjeçari nga Skenderaj,

I mbeti rriska e sallamit në fyt,vdes 1-vjeçari nga Skenderaj,

Një rriskë e sallamit ishte e pamundur t’i largohej nga fyti njëvjeçarit nga Skenderaj, për t’ia mundësuar frymëmarrjen.

Kishte ende shenja jete, prandaj edhe u soll me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Kështu një foshnje 14 muajsh nga Polaci i Skenderaj, i kishte mbetur diçka në fyt.

Kjo i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje, e për këtë u mor në trajtim të menjëhershëm.

Por, ajo tregon se ato pjesë të sallamit ishte e pamundur të largohen për të liruar frymëmarrjen e foshnjës.

Për rastin u informua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, rajon ky që i takon komuna e Skenderajit,  nuk jep shumë detaje për këtë rast.

Tutje ai njofton se trupi i pajetë i njëvjeçarit është dërguar për obduksion.

E familja e fëmijës tashmë kanë hapur të pamën.

Edhe ata konfirmuan se ishte një copë sallami, ajo që i mori jetën fëmijës, por që për shkak të gjendjes emocionale nuk pranuan të dalin para kamerës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT