Bayern Munich ka shënuar fitore me përmbysje në ndeshjen kundër Mainz, derisa Dortmund ka ndarë pikët me Bochum.
Kampionët e Bundesliga kanë shënuar fitore 2:1, kundër Mainz.
Mainzi kaloi në epërsi në minutën e 22’ të takimit, kur Onisiwo shënoi duke befasuar nikoqirët.
Bavarezët reaguan mirë në pjesën e dytë dhe gjetën golin fillimisht me Kingsley Coman, në minutën e 53-të të ndeshjes.