Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar konferencë të jashtëzakonshme për t’u mbajtur mbrëmjen e së premtes.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë nga Zyra e Informimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja, shkruan lajmi.net.
“… Konferencë e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.
Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Pejë po merret edhe me rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. /