Sunday, October 13, 2024
BallinaLajmeKeqpërdori seksualisht të miturën, Gjykata vendos për të miturin

Keqpërdori seksualisht të miturën, Gjykata vendos për të miturin

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të miturit E. B.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualisht të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykoj e të vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin”, thuhet në njoftim.

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT