Dhoma e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake Gillou, ka paraqitura vendimin për pjesëmarrjen e njëmbëdhjetë viktimave në rastin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, përcjellë Gazeta Metro.
Në vendimin e dytë të gjyqtarit të procedurës paraprake Gillou, për pjesëmarrjen e viktimave, në rastin e Thaçit, është thënë se njëmbëdhjetë pjesëmarrës të rinj u pranuan në procedurë si viktima pjesëmarrëse.
“Me 10 dhjetor 2021, gjyqtari i procedurës paraprake Gillou, nxori vendimin e dytë për pjesëmarrjen e viktimave në rastin e Thaçit. Njëmbëdhjetë pjesëmarrës të rinj u pranuan në procedurë si viktima pjesëmarrëse. Ata do të përfshihen në ‘Grupin 1’ tashmë ekzistues (me nëntë viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti avokat” thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.