Thursday, December 26, 2024
BallinaLajmeFillojnë reduktimet, paralajmërohet shtrejtimi i rrymës

Fillojnë reduktimet, paralajmërohet shtrejtimi i rrymës

Qeveria e Kosovës ende pa u bërë një vit, e udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përballet me një krizë të thellë energjetike e cila vetëm sa përkeqsohet çdo ditë e më shumë, dhe që po reflekton me reduktime si dhe njëkohësisht edhe me paralajmërim për shtrejtim të rrymës.


Vet Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për problemet me blloqe që e kanë ndërlikuar punën për disa ditë teksa ka paralajmëruar edhe dy tri ditë tjera

“Sa i përket situatës aktuale në vend, KEK zakonisht operon me dy blloqe, ka bërë përpjekje gjatë javëve të fundit, që të fus në operim edhe njësinë e tretë të Kosovës A. Tentimi i parë për të mbajtur të tri blloqet njëkohësit, nuk ka qenë i suksesshëm, gjë që ka vështirësuar situatën për disa ditë.

Para dy ditësh blloku i dytë i Kosovës A është vënë në funksion. Sot është dashur që një bllok i Kosovës B detyrimisht të ndalohet për 36 orë për disa riparime. Tri ditët e ardhshme pritet që situata të jetë edhe më e rënduar.

Blloku A4 ka dalë prej funksionit, para 10 ditësh kur është tentuar të vihen në funksion tri blloqe përnjëherë. A5 e ka kaluar remontin, dhe futja në funksion e tij para 10 ditësh, ka qenë shkaktar i atij problemit teknik, si pasojë e të cilit kanë ra prej sistemi tri blloqet”, u shpreh ajo.

Edhe zyrtarisht sot është raportuar se KEDS ka kërkuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 7 për qind.

“Kemi bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Kërkesa është që të rriten tarifat e energjisë elektrike për 7 për qind”, kë thënë Viktor Buzhala nga KEDS.

Për problemet e mëdha me energji, Kurti është kritikuar ashpër edhe nga opozita në vend. Sot, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë Kurtit një ide kreative për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne ju admirojmë për dëshirën tuaj për të na mbajtur ligjërata. Më mirë dërgoni ata ministra te KEK’u me ndonjë tendë, le të mërdhihen pak, ndoshta gjejnë zgjidhje”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, me krizën energjetike sot u përball edhe Kuvendi i Kosovës, ku përkohësisht është ndalur rryma.

Kujtojmë se Kosova e ka refuzuar projektin e “Gasjesllësit Amerikan” i cili nga shumë njohës të fushës është parë si një mundësi për zgjidhjen e problemit energjetik të Kosovës. Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, duke u deklaruar për këtë temë, kishte thënë: “Nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtëpamësia juaj”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT