Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeTermokos: Nxehja me mazut kërkon kohë për t’u funksionalizuar

Termokos: Nxehja me mazut kërkon kohë për t’u funksionalizuar

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka, tha për Gazetën Express se janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e kaladajave, të cilat për prodhimin e energjisë termike shfrytëzojnë mazutin si lëndë të parë djegëse, por rikthimi i tyre në funksion kërkon kohë më të gjatë.

“Ne tashmë jemi duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e kaladajave, të cilat për prodhimin e energjisë termike shfrytëzojnë mazutin si lëndë të parë djegëse. Ato nuk kanë qenë në funksion për 7 vite me radhë, andaj rikthimi i tyre në funksion kërkon një kohë më të gjatë dhe krijon një ndotje shumë të lartë për ambientin e Prishtinës”, tha ajo për Express.

“Kapaciteti i prodhimit dhe furnizimit me ngrohje nëpërmes kaldajave me mazut është shumë më i kufizuar se kapaciteti i energjisë termike, që përfitohet nga avullli, që marrim nga “Termokos”. Ndërkohë, ne kemi sasi të mjaftueshme të mazutit për prodhimin e energjisë nëpërmes këtyre kaldajave, që do të jetë i mjaftueshëm për të furnizuar me ngrohje gjithë konsumatorët tanë për 7-10 ditë. Ne po bëjmë përpjekje, që të rikthejmë furnizimin me ngrohje sa më shpejtë, që do të jetë e mundur”, tha ajo.

Më pas ka reaguar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1 dhe për këtë arsye janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për ngrohtoren “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit.

Në reagimin e tyre KEK njofton se “sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”.

Në këtë situatë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar “Termokosin”, i cili tha se Mmorën vendmin e përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT