Sunday, December 1, 2024
BallinaShowbizI akuzuan për seksizëm në këngët e tyre, Getinjo e Don Xhon...

I akuzuan për seksizëm në këngët e tyre, Getinjo e Don Xhon reagojnë

Ditë më parë në ATV u diskutua për temën e seksizmit.

Mes tjerash aty u morën shembuj tekstet e këngëve si ato të Getinjos dhe Don Xhonit, mesazhet e së cilave janë cilësuar si seksiste dhe diskriminuese ndaj femrave.

Reagimi i Getinjos ka qenë i menjëhershëm. Ai përmes rrjeteve sociale ka shkruar :

“Qysh mundeni ta gjykoni tekstin e një kënge dhe të pretendoni të dikujt të shtynë të bësh diçka nëse ti vet nuk dëshiron ta bësh? Shikoni Netflixin, keni shembuj sa të doni, seriale degjeneruese keni, shikojeni botën pak. Kurrë një herë nuk e bëtë një emision për të thënë ‘Shqiptarët po dëgjohen anë e mbanë botës’, respekt! Dy ditë shkolle s’i keni edhe at shkollë që e keni me zor të kryer. Kurrëfarë truri bre nuk keni, veç hajt të themi diçka, t’i dalim në krah problemeve shoqërore t’iu kapim këngëtarëve sende rende”, ka shkruar ndër të tjerash Getinjo.
Pas Getinjos ka reaguar edhe Don Xhoni.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT