Friday, April 26, 2024
BallinaLajmeTermokosi ndal ngrohjen në Prishtinë

Termokosi ndal ngrohjen në Prishtinë

‘Termokos’ ka ndërpre furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj. Kjo ndërmarrje ka njoftuar se ndërprerja me ngrohje është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK’u, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit nga Termokos, kjo ndërprerje me ngrohje në Prishtinë vjen si pasojë e pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK’u.

Aktualisht me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njoftim nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehet furnizimi me ngrohje.

Postimi i plotë:

Ndërpritet furnizimi me ngrohje
15.12.2021, Prishtinë
NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje

Ndërpritet furnizimi me ngrohje
15.12.2021, Prishtinë
NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT