Thursday, December 12, 2024
BallinaLajmePublikohet raporti i rasteve të reja me virusin korona

Publikohet raporti i rasteve të reja me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 8 raste të reja me virusin korona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.

Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933. Në total numri i rasteve aktive është 314.

Më poshtë keni njoftimin nga MSH. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT