Saturday, October 1, 2022
BallinaLajme​Largohen edhe 79 afganë nga Kosova, nisen drejt SHBA-së

​Largohen edhe 79 afganë nga Kosova, nisen drejt SHBA-së

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se edhe 79 afganë, të cilët u strehuan përkohësisht në vendin tonë, janë larguar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë Ambasadën e SHBA, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë. Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju!”, ishte njoftimi i MPB-së.

Ndërsa, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës falënderoi institucionet e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganëve

“Faleminderit edhe një herë Kosovë! Dhe miqve dhe kolegëve tanë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që mundësuan këtë fluturim dhe na ndihmuan në çdo hap të rrugës, vlerësojmë punën dhe partneritetin tuaj të palodhshëm. Faleminderit nga zemra”, shkroi Ambasada në llogaritë zyrtare në Facebook.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT