Sunday, October 13, 2024
BallinaLajmeKurti shprehet: Kosovën e kemi gjetur të gjakosur e përtoke në gjitha...

Kurti shprehet: Kosovën e kemi gjetur të gjakosur e përtoke në gjitha anët

Kryeministri i Kosovës, në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes që po mbahet sot, ka folur për qeverisjen nëntë mujore të Qeverisë së tij.


Kurti ka thënë se fitorja e VV-së më 14 shkurt ishte e domosdoshme për ta shpëtuar vendin.

Ai është shprehur se Kosovën e kanë gjetur “shtet përtoke dhe të gjakosur nga të gjitha anët”.

“Në këtë  lëvizje për një kohë të gjatë kemi rrahur këmbanat e alarmit për shumë çështje. Ne dëshironim të ecnim përpara dhe në këtë mënyrë të stagnimit ta zëvendësonim me progres. Pikërisht sepse e dinim se një qasje e tillë e varfëronte vendin, fitorja e VV-së më 14 shkurt ishte e domosdoshme për ta shpëtuar vendin. Ajo që gjetëm në shumë pjesë qe edhe më e keqe se mendonim. Një shtet përtoke të gjakosur nga të gjitha anët dhe i papërgatitur për sfidat që e prisinin”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Ai foli edhe për krizën energjetike që e ka përfshirë vendin duke thënë se janë duke punuar që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt.

“Në kohën që po  e mbajmë këtë mbledhje po përballemi me një krizë energjetike e shkaktuar sado nga faktor të jashtëm edhe nga ata që nuk kishin vizion për të ardhmen. Unë e kuptoj frustrimin e secilit qytetar, edhe unë jam por le të jetë rikujtim për ata njerëz që qeverisën për dekada e që e lanë vendin në këtë gjendje, ata nuk kishin se si e linin ndryshe pos në këtë gjendje. Qeveria që keni zgjedhur ka punuar me përulje e përkushtim në përmbushjen e premtimeve. Ekonomia jon është kthyer përditë e më shumë drejt zhvillimit, kemi kaluar buxhetin më të madh ndonjëherë”, u shpreh Kurti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT