Sunday, October 13, 2024
BallinaLajmeParalajmërohen vërshime nesër në këto komuna të Kosovës

Paralajmërohen vërshime nesër në këto komuna të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në komunën e Gjakovës, Junikut dhe Deçanit.


Nga IHK përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se si rezultat i reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës, ditën e nesërme mund të priten vërshime të shpejta në këto komuna.

Sipas këtij instituti, në lumenjtë kryesorë të vendit nuk parashihet të ketë ngritje të theksuara të niveleve të ujit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë

26.12.2021

Data e parashikimit: 2021-12-25 12 UTC

Regjioni: Dukagjin

Piku më i hershëm i parashikuar: e hënë, 27 dhjetor 2021 – 12:00

Njoftimi:

Sipas llogaritjeve të IHMK, më data 27 djetorë 2021, si rezultat i reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut  Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vershimeve të shpejta në disa zonat të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deqanit, sidomos nga lumenjtë dhe prockat të cilat lëshohen nga zonat malore.

Në lumenjtë kryesorë të vendit, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.

http://ihmk-rks.net/?page=1,4

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, rrethanave dhe llogaritjeve hidrologjike dhe situatës së përgjithshme meteorologjike gjatë ditëve në vijim.

http://ihmk-rks.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT