Sheshet e Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike, në këto orë të mbrëmjes.
Kosova është duke u përballur me krizën energjetike në vend. Në shumë qytete rryma po ndërpritet nga dy orë apo edhe më shumë.
Pjesë e reduktimeve është edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ku në shumë lagje ka ndërprerje të rrymës edhe gjatë ditës së sotme.
Rreth orës 16:30 rryma është ndalur në sheshet e Prishtinës, pra në zonën e qendrës së kryeqytetit.
Lexues të Metros kanë dërguar video nga sheshi i Prishtinës, ku shihet se nuk ka rrymë fare. Madje edhe dekoret për festat e fundvitit nuk bëjnë fare dritë, gjë që e humb magjinë e kësaj feste.