Numri i personave të infektuar te Barcelona shkon në 7, pas konfirmimeve të mëhershme të Dembelé, Umtiti dhe Gavi. Së fundi është bërë i ditur edhe pozitiviteti i Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba e Balde. Të gjithë lojtarët janë mirë dhe tashmë ndodhen në karantinë. Klubi ka njoftuar autoritetet sipas protokollit.
Kujtojmë se për shkak të pezullimit dhe lëndimeve do të mungojnë në ndeshjen e së dielës kundër Mallorca edhe Busquets, Braithwaite, Ansu, Pedri, Roberto,
Dest dhe Memphis Depay. Pra, thuajse krej skuadra e parë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi, i cili duhet të “rishpikë” vetveten.