Tuesday, April 16, 2024
BallinaShowbizA u bashkuan Anwar dhe Dua Lipa ?

A u bashkuan Anwar dhe Dua Lipa ?

Këngëtarja e njohur Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid kanë qenë në lidhje për disa vite, ndërsa kohëve të fundit u fol e përfol se dyshja kanë ndarë rrugën dhe kanë vendosur të ndahen.


Kjo është komentuar edhe më shumë pas veprimeve që kanë bërë ata dy në rrjete sociale.

Ka kohë që Dua nuk postonte fotografi me Anwar dhe as nuk shihej rrugëve për në dreka dhe darka apo edhe ndonjë festë të cilat ato i frekuentonin shumë kur ishin bashkë. Anwar ishte ai i cili i hoqi të gjitha fotografitë me Duan, por duket se është penduar dhe disa nga ato i ka kthyer përsëri në Instagram.

Ndryshe, nga ana e Dua Lipës nuk ka pasur asnjë reagim deri me tani në lidhje me Anwarin.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT