Friday, March 29, 2024
BallinaKulturëFilmZgjoi’ filmi më i shikuar në Cineplexx gjatë vitit 2021

Zgjoi’ filmi më i shikuar në Cineplexx gjatë vitit 2021

Kinemaja “Cineplexx” ka bërë publike së fundmi filmat më të shikuar gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Cineplexx, njoftoi se “Zgjoi” ishte filmi më i shikuar këtë vit me plotë 31,920 bileta të shitura në Prishtinë dhe Prizren.

Në anën tjetër, filmi “Fast and Furious 9” arriti që të shiste 15,794 bileta, derisa në vendin e tretë dhe të katërt ishin Tom & Jerry dhe Spider-Man.

Filmi “No Time To Die” i agjentit James Bond zuri vendin e pestë për shikime në Cineplexx.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT