Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Drita Fejza

Çaste poetike me poeten Drita Fejza

VENDLINDJA

Do të shkojmë në Vendlindje, biri im

Aty ku kanë lindur gjysh e stërgjysh ..

Ku lindi nëna, babai ,motra e vëllai

ku i thuhet ,bukes bukë e ujit ujë

do të hyjmë në Vendlindje me hapa të sigurt

qetësisht e pa bujë

Zhurmën nuk e duan njerëzit e Vendlindjes sime, biri im

Të ushqyer dhe të rritur me muzikë

Njerëzit më të dashur që ke njohur ndonjëherë

Liridashës në shpirt

Do të shkojmë në Vendlindje, biri im

Ti njohësh nga afër ato rrugë ku ende i dëgjoj hapat e moshatarëve të mi,

me ëndrrat që merrnin krahë

të etur për liri

Lirinë e fjales, lirinë e shpirtit!

Do ta vizitojmë shtëpinë, nënes, dhe mos

mendo se nëna jote ka më shumë se një shtëpi

Ajo ka veç një më të madhe se vetë zemra

Kosoven për ku do të nisemi tani

Do të shkojmë në Vendlindjen time, biri im

Ti vizitojmë varret ku pushon e mira ime Laoret

Ku pushojnë prindërit që më sollen në jetë

dhe njerëz të mirë që nuk e paten të lehtë

Na e thanë shpirtin e na e thanë gojën

Përgjysmë na e lanë lojën, lojën e jetës

Kur të shkojmë atje, vetë s’do të jemi ne

Në çdo vend ka një lis me rrënjë

Plagë e vrragë, dashuri e krenari

Ndriçon udha nga yjet që ranë për Liri

Do ti vizitojmë fshatrat qytetet istikamet ku kanë rënë

Muze të mbushura me fotografi që rrëfejnë histori

Në fletore kujtimesh firmen do tu lëmë

Unë dhe ti, dëshmi

E vogël është firma ime

Nënshkrimin ua dha populli që i kujton përherë

Të lavdishme e kishin jetën, të lavdishëm si ata s’ka të tjerë

Mos i harro as ti biri im, edhe pse i lindur dhe rritur në Berlin

Do të shkojmë në Vendlindjen time

Biri im

Do të hyjmë qetësisht dhe pa bujë

Ti djalë me dy Atdhe mos u ndje i huaj

Është Vendlindja e rrënjëve tua!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT