E din çfarë dua?
Sigurisht e din
Por s’mundesh
shterrur burimesh
pa prekur oqeanin
ku frika të mbyt…
Oqeani .. qielli
janë riciklim
terren të padukshmes
e ku shpirti nuk grindet më
as me trupin e vet.
Udhëtoj pa stacione
nuk di si hypin e zbresin udhëtarët trenit tim ajër
Di se janë të zhurrmshëm
gazmorë
qeflinj
perversa
tek hypin zbresin
e ne vagonin e fundit
janë ata… të ricikluarit
Përse luan me mua i dashur?
E gjithë jeta është një lojë
si çdo lojë do përfundoj.
Lojë e frikshme tek më shtyn
të digjem ferrit
lundruar parajsës
imagjinata idiote.
E din çfarë dua ?
Sigurisht e din
por s’mundesh ..
………………………….
E fundit jam Unë –
Historia ime…
Fuqia e marrë nga ty drita ime
Sa herë vij këtu
Liqen i mjellmë
E vetmja folezë
ku takohet shpirti me ty
Gjej veten time të freskët
Me dëshirën
të zhytem thellë
E të jem pika e mbledhur dashurisë
mallit për ty !
I njoh mirë lojrat e jetës
nuk jam program ndalues
s’kam të bëj me njerëzoren
sado djallëzuar
Endem udhës liqenit të mjellmtë
Freskisë së dashurisë
mallit për ty.
………………………………….
Ku ishe
Ku ishe deri tani
Më the : je engjëll
petal i artë
trazira kudo ku shkoj
sa dhe vdekjes xhelozon….
Me diellin grindeshe
tek sytë m’i përcëllon
Shiun urreje
lëkurës kur m’rrëshqiste
si buzët e tua burimeve të gjinjta
tek tregojnë udhën e një guve të mistershme
ku zgjon e dashurohet vet dialli…
aq sa për çdo zbritje
rrjedhja zbulonte smerald
për t’u zhytur thellësisë
ku ndalesa e fundit
nuk është veçse
fundi i lavdisë…
Mos më lodh me ëndrrën
pengu yt
Më bëj të të dua pafundësisht
ashtu duke u larguar..
Zemër,
pak kohë ka mbet pa u eksploruar
E ardhmja i përket qiellit
Nën guva smeraldët
mbi eshtra mbeten ndriçuar…si udha ime
Kjo jetë vegim
ecje pa kthim.