Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeBënë gratë për spital: Arrestohen një 31 dhe 70 vjeçar në Ferizaj

Bënë gratë për spital: Arrestohen një 31 dhe 70 vjeçar në Ferizaj

Janë rrestuar një 31 dhe 70 vjeçar në Ferizaj, pasi kanë rrahur gratë e tyre.


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:00 kanë pranuar një informacion se në rrugën ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Ndërsa, nga kjo drejtori përmes një njoftimi për media kanë treguar se sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 03:00, kanë pranuar një informacion se në rrugën ” Fehmi Agani” në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e Policisë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT