Monday, December 23, 2024
BallinaSportKatër lojtarë të Bayernit rezultojnë pozitiv me Covid-19

Katër lojtarë të Bayernit rezultojnë pozitiv me Covid-19

Gjigandi gjerman Bayern Munich përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar që katër lojtarë dhe një ndihmës-trajner kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.


Rastet në fjalë do të mungojnë fillimin e seancave stërvitore, të cilat “Bavarezët” i zhvillojnë nga data 3 janar, përcjell KosovaPress.

Lojtarët si Manuel Neuer, Kingsley Coman, Correntin Tolisso, Omar Richards dhe Dino Toppmoller janë të gjithë vet-izolim si pasojë e testeve pozitive me Covid-19.

Nga informatat e Bayernit, treshja Neuer, Coman dhe Tolisso u kontraktuan me virusin në fjalë sa ishin duke kaluar në pushimet e tyre dimërore jashtë shtetit.

Neuer ishte në Maldive, Coman ishte në Dubai dhe Tolisso ishte në vendlindjen e tij, respektivisht në shtetin e Francës.

Stërvitjet në Ruckrunde ishin paraparë të fillonin më 2 janar, por për shkak të masave të reja të higjienës, seanca e parë do të fillojë më 3 janar ku të gjithë si lojtarët, trajnerët dhe stafi do të testohen me teste PCR.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT